Sipas tij, e gjitha agjenda dhe projekti i mbajtjes së kësaj konferencë u përmbys dhe më pas mikëpritese u bë Elisa Spiropali.
Berisha solli në vëmendje edhe inspektimet që Balluku ka bërë në akset rrugore, pjesë të korridorit VIII në zonën e Elbasanit.
“E dini çfarë ndodhi me korridorin VIII, u përmbys çdo projekt, cdo plan brenda 24 orëve. Ishte parashikuar mikëpritesë Lubia, u refuzua në unison nga partnerët dhe vendet e tjera dhe e mori Spiropali.
E patë ju Lubinë të ishte në atë takim?! Ishte për korridorin VIII, për transportin. E keni parë sa herë ka shkuar në aksin Elbasan-Librazhd të veshur me kostumin e ndërtueses, a ishte gjë aty, ku ishte?! Prandaj komshia me çon mesazh mua”, tha Berisha.