Mësohet se Çela kërkon zëvendësim të masës për qëllime shëndetësore.

Kujtojmë se Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

Mario Çela u arrestua në qershor të vitit 2024 nga autoritetet italiane dhe iu dorëzua Belgjikës për një vrasje të ndodhur në Antwerp.

Në Shqipëri ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK në nëntor 2024, ku u godit organizata kriminale e drejtuar nga vëllai i tij, Suel Çela. SPAK në atë kohë lëshoi 21 urdhër arreste, mes të cilëve edhe Suel Çela.

Mario Çela, sikurse njoftonte Prokuroria e Posaçme, ishte një ndër anëtarët kryesorë të organizatës. Grupi i Suel Çelës u godit edhe njëherë tjetër, në korrik të vitit të kaluar, nga autoritetet italiane, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Leave a Comment

LEXO LAJME TJERAA

VAZHDO-LEXIMIN