Sipas informacioneve paraprake nga burime policore, Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi dyshohet se është autori kryesor i vrasjes së Egli Pashollari.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ku viktima është sulmuar me armë të ftohtë.
Dyshohet se Pashollari është goditur disa herë me thikë gjatë një përplasjeje të dhunshme, ku sipas dëshmive të para, në konflikt janë përfshirë gjithsej tre persona: dy meshkuj dhe një femër.
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
Menjëherë pas sulmit, Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në afërsi të vendngjarjes.
Disa persona, dëshmitarë okularë, kanë ndërhyrë duke e transportuar me urgjencë drejt spitalit, në përpjekje për t’i shpëtuar jetën. Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të rënda të marra, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë, autori i dyshuar dhe dy personat e tjerë të përfshirë në ngjarje janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit, duke u shpërndarë në rrugicat përreth.
Policia ka nisur menjëherë kontrollet në zonë dhe ka ngritur pika kontrolli, ndërsa po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merr në pyetje dëshmitarë