Rama e shkarkoi nga posti i ministres së Jashtme, reagon Spiropali

Një ditë pas vendimit të Edi Rama për ta shkarkuar nga posti i ministres së Jashtme, Elisa Spiropali reagoi publikisht duke theksuar se mbyllja e një detyre nuk nënkupton fundin e angazhimit të saj politik. Ajo e paraqiti largimin si pjesë të natyrshme të jetës institucionale dhe jo si tërheqje.

Në mesazhin e saj, Spiropali vuri theksin tek orientimi perëndimor i Shqipërisë, duke përmendur rrugëtimin drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian si pjesë të projektit kombëtar. Ajo falënderoi Partinë Socialiste dhe kryeministrin për besimin e dhënë ndër vite.

Në vend të saj, Rama ka propozuar si ministër të Jashtëm diplomatin e karrierës Ferit Hoxha.

🚨A është reagimi i Spiropalit një sinjal për vijimësi politike apo për ripozicionim brenda PS-së?👇👇

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN