VIDEO/ Lajmi i fundit-Bombardohet Ambasada Amerikane, flakët mbulojnë vendin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Riad, Arabinë Saudite, është përfshirë nga një incident serioz sigurie pas raportimeve për shpërthime dhe flakë në zonën e kompleksit diplomatik.

Sipas informacioneve të para nga burime ndërkombëtare, një shpërthim i fortë është dëgjuar në orët e para të mëngjesit dhe është parë tym që ngrihej mbi zonën diplomatike. Burime të njohura me situatën kanë bërë me dije se zjarri ka qenë i kufizuar, ndërsa deri tani nuk raportohet për viktima.

Raportime të tjera ndërkombëtare flasin për një sulm të mundshëm me dronë që ka shkaktuar një zjarr të vogël në kompleksin e ambasadës, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat e sakta të ngjarjes.

Situata vjen në kulmin e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ku sulmet hakmarrëse dhe tensionet mes Iranit, SHBA-së dhe aleatëve të saj kanë krijuar një klimë të pasigurt në gjithë rajonin. Burime ndërkombëtare raportojnë se shpërthime dhe incidente janë regjistruar edhe në vende të tjera të Gjirit në ditët e fundit.

Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për dëme të mëdha materiale në ambasadë, ndërsa autoritetet amerikane dhe saudite nuk kanë dhënë ende një deklaratë të plotë mbi incidentin.

Ngjarja po ndiqet me shqetësim të madh, pasi çdo sulm ndaj objekteve diplomatike konsiderohet një zhvillim serioz që mund të rrisë më tej tensionet në rajon.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN