Sezoni turistik do të jetë më i suksesshëm, Rama ironizon opozitën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se sezoni i ardhshëm turistik pritet të jetë edhe më i suksesshëm për vendin. Ai e bëri këtë koment gjatë podkastit të tij “Flasim”, ku foli për zhvillimet në sektorin e turizmit.
Rama u ndal edhe tek pjesëmarrja e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit në Berlin, duke theksuar se interesimi i madh për vendin është një sinjal pozitiv për sezonin e ardhshëm.
Ai shtoi se prania e Shqipërisë në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar tregon se vendi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun global të turizmit.