PS mbledh Grupin Parlamentar, në fokus kërkesa e SPAK për Ballukun
Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë nesër në orën 10:00 Grupin Parlamentar. Në këtë takim pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama.
Mbledhja pritet të fokusohet në një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit, kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.