Raporti i PS: Nuk ka bazë për zëvendësimin e masës ndaj Belinda Ballukut
Deputeti Ulsi Manja prezantoi raportin e shumicës në Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Sipas Manjës, gjatë shqyrtimit të kërkesës është marrë parasysh një zhvillim i ri juridik, pasi Balluku nuk ushtron më funksione qeveritare pas ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar.