1.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka blerë një nga pajisjet më të sofistikuara të përgjimit në botë, të njohur si “IMSI Catcher”. Pajisja është siguruar gjatë vitit 2025 përmes një kontrate me një kompani të huaj dhe tashmë ndodhet në ambientet e institucionit.
Sipas informacioneve, një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) prej disa muajsh po trajnohet nga ekspertë të specializuar për përdorimin e saj në terren. Pajisja ka funksione të avancuara si përgjimi, lokalizimi dhe mbledhja e të dhënave telefonike.
Investimi është pjesë e një projekti më të gjerë për forcimin e kapaciteteve teknike dhe operative të SPAK. Projekti, me vlerë totale rreth 5.1 milionë euro, përfshin edhe modernizimin e sistemit të përgjimit.