A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Dita e martë pritet të sjellë kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Në disa zona, sidomos në ato malore, pritet të shfaqen vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Megjithatë, këto vranësira nuk pritet të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në rreth 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë mesditës mund të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN