Babai i Selin, Toni, u shpreh se nuk dëshiron të komentojë më për banorin Miri. Ai tha se që nga momenti i parë ka pasur një mendim negativ për të dhe se ky qëndrim nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës.
Sipas tij, ndjen një lloj neverie për sjelljen e Mirin dhe kujtoi se edhe më herët e kishte cilësuar atë si “pervers”. Toni theksoi se ky është një mendim që, sipas tij, do ta mbajë deri në fund të jetës.
Gjatë telefonatës, ai ndaloi edhe tek një tjetër situatë që lidhet me banorin Rogert, duke përmendur disa momente ku, sipas tij, janë përdorur fjalë fyese ndaj vajzës së tij.
Toni u shpreh se kur një vajzë ofendohet publikisht, kjo nuk prek vetëm atë, por edhe familjen e saj. Sipas tij, një ofendim i tillë konsiderohet si fyerje ndaj prindërve, vëllezërve dhe gjithë familjarëve.
Në fund të reagimit të tij, ai bëri edhe një thirrje publike duke iu drejtuar babait të Rogertit.
Toni ngriti një pyetje retorike duke përmendur traditën dhe rregullat e Kanunit, duke thënë se në raste kur një vajzë ofendohet dy herë, sipas zakoneve të vjetra shqiptare kjo konsiderohet një fyerje e rëndë për gjithë familjen.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe mes ndjekësve të spektaklit.