Lufta në Lindjen e Mesme, BE paralajmëron rrezik për valë të re emigracioni

Lufta në Lindjen e Mesme mund të sjellë një valë të re migracioni drejt Evropës. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi se konflikti ka zhvendosur miliona njerëz, veçanërisht në Iran dhe Liban.

Në një letër drejtuar liderëve të BE-së para samitit në Bruksel, ajo tha se deri tani nuk ka flukse të menjëhershme drejt Evropës, por situata mbetet e pasigurt.

Von der Leyen theksoi se BE duhet të bashkëpunojë me vendet e rajonit si Turqia, Libani dhe Pakistani për të menaxhuar çdo zhvillim të mundshëm.

Sipas saj, institucionet evropiane po monitorojnë nga afër situatën dhe po përgatiten për çdo skenar./Shqiptarja

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN