Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit pasditen e kësaj të marte, ku një shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar veten.
Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në fshatin Kuman, ku shtetasi identiteti i të cilit ende nuk dihet, fillimisht ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas veten.
Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të dy kanë gjetur vdekjen, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje tronditëse të minutave të fundit nuk ka një reagim zyrtar nga Policia.
Viktimat janë 80 dhe 75 vjeç. Policia ka shkuar në vendngjarje për hetimet.
*Priten më tepër detaje në vijim.
Vijon….