Një fëmijë ka humbur jetën në Vushtrri të premten, pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga prindi i tij.
Ngjarja tragjike ka ndodhur më 27 mars 2026, rreth orës 15:00. Sipas njoftimeve, i dyshuari, një mashkull kosovar, gjatë manovrimit me automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur fëmijën.
Si pasojë e plagëve të rënda të marra, fëmija nuk ka arritur të mbijetojë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar si aksident nga pakujdesia, ku prindi ka goditur fëmijën e tij me automjet.
Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “vrasje nga pakujdesia”.