Një video prekëse e postuar në TikTok tregon një djalë 3-vjeçar në Oklahoma duke parë një burrë të moshuar që nuk e njihte duke ngrënë vetë dhe më pas duke i marrë ushqimin për t’i bërë shoqëri. Videoja e Hudsonit të vogël ka marrë tashmë mbi 200,000 shikime në TikTok, me nënën e tij që shkruan në mbishkrim: “Djali im i vogël ka zemrën më të madhe”.
Sipas nënës së djalit 3-vjeçar, e gjitha ndodhi kur ata shkuan në McDonald’s për mëngjes. Atje, djali i vogël vuri re të moshuarin duke ngrënë vetëm dhe e pyeti nënën e tij se ku ishin fëmijët e tij. Nëna e tij u përgjigj se fëmijët e burrit ndoshta ishin rritur dhe “ishin larguar”.“Atij nuk i pëlqeu kjo,” tha nëna e tij ndërsa djali i vogël mori ushqimin dhe u ul për të ngrënë me të moshuarin. “Gjesti i tij e bëri zemrën e nënës së tij të lumtur dhe të trishtuar në të njëjtën kohë. Më bëri të qaja në mes të McDonald’s. Nuk mendoja se do ta kaloja,” shkroi nëna e 3-vjeçarit.
Megjithatë, disa në rrjet e akuzuan nënën e vogëlushit se e kishte detyruar të birin të ulej me burrin për të fituar shikime, ndërsa ajo u përgjigj: “Nuk i thashë djalit tim të shkonte të ulej me të. Djali im më pyeti nëse mundej. Ai i do të gjithë të moshuarit sikur të ishin gjyshërit e tij. Ne kemi një restorant dhe ai gjithmonë ulet me çifte të moshuara. Ai humbi stër-stërgjyshërit e tij dhe i mungojnë shumë.”