Përfitues janë efektivët e forcave RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe forcat e posaçme operacionale.
Koçiu e konsideron këtë masë një nxitje morale dhe financiare për punonjësit që kontribuojnë në garantimin e sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit në vend.
“Këtë prezantim e mbyll me një lajm të mirë që ka të bëjë me faktin që në mbledhjen e radhës kemi propozuar një rritje të re pagash sa i përket punonjësve të policisë.
720 prej tyre do të përfitojnë rritje dhe është një rritje që shpërblen të gjithë ata policisë që përballen dhe janë në vijën e parë të rrezikshmërisë.
Bëhet fjalë për Forcat RENEA, Forcat kombëtare të sigurisë dhe forcat e posaçme operacione”, tha Koçiu.