Kjo deklaratë duket se ka ndikuar që gjatë javës Hygerta të hedhë dyshime mbi orientimin seksual të disa prej banorëve, gjë që shkaktoi reagime të menjëhershme.

Gjatë diskutimit, Hygerta u shpreh: “Londrimi dhe Klodi kanë mbetur 3 muaj rresht 24 orë bashkë deri në orën 5 të mëngjesit, duke hequr edhe mikrofonat dhe fillojnë dyshojnë për vërtetësinë e Elijones, ndërkohë që të gjithë banorët e kanë diskutuar këtë pjesë. Atëherë në momentin që Klodi vazhdon edhe dyshon për Elijonen që ka ngelur 24 orë, pse mos të dyshoj unë nga një moment që ka bërë Olta që unë kam shumë respekt, që është një njohëse e lojës, dhe i thotë gjërat troç. Pse mos ta dyshoj, nëse atyre u djeg kaq shumë, le ta sqarojnë situatën”

Deklaratat e saj u kundërshtuan menjëherë nga Klodi, i cili reagoi me tone të forta, duke e bërë debatin edhe më të tensionuar. Përplasja verbale mes tyre u kthye në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes, duke treguar se rivaliteti mes banorëve mbetet i fortë edhe në prag të finales.

Se si do të ndikojë ky konflikt në raportet mes finalistëve dhe në perceptimin e publikut mbetet për t’u parë në netët vendimtare të spektaklit.

Leave a Comment

LEXO LAJME TJERAA

VAZHDO-LEXIMIN