Ai prezantoi para mediave një grua që siç thanë ata, është goditur në kokë me plumb gome, gjatë kohës që Berisha po mbante fjalim para kryeministrisë.
Senada Mehmeti tregon se u godit pa mbaruar ende fjalimi, mesa duket nga tarraca e kryeministrisë.
Berisha: Protestuesit më paqësorë. Këta po kalojnë çdo vijë të kuqe. Do marrin ndëshkim shembullor,.
Senada Mehmeti: Pa mbaruar fjalimi,. Kam qenë në reshtin e parë. U godita nga tarraca e kryeministrisë ndoshta. Nga andej ka ardhur goditja.
Berisha: Vazhdon protesta. Nuk mbyllet. Kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona. Këta që gjuajnë protestuesit paqësorë do përballen me ndëshkime.