Prek ekranin për të vazhduar

“Keni marrë gjobë për shpejtësinë”/ Kujdesni nga mesazhet për gjobat e makinës, policia: Mos klikoni linqet

🔻🔻 LEXO MË POSHTË 🔻🔻

Po qarkullon një mashtrimi i ri me mesazhe në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”.

Alarmin e ka ngritur policia e shtetit, e cila thotë se mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare. Këto mesazhe janë mashtrim dhe nuk kanë asnjë lidhje me e-Albania apo me institucionet shtetërore.

🔻🔻 LEXO MË POSHTË 🔻🔻

Qytetarët këshillohen të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur, të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara si dhe të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë

Po ashtu, ekomandohet vetëm përdorimi vetëm i faqes zyrtare https://e-albania.al, fshirja e menjëhershme e mesazheve të tilla dhe raportimi i çdo rasti pranë autoriteteve

“Policia e Shtetit vijon punën për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, duke mbetur e angazhuar për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve”-thekson policia/Top Channel

🔻🔻 LEXO MË POSHTË 🔻🔻

Leave a Comment