🚨🚨LAJMI I FUNDIT🚨🚨
Në seancën e kësaj të enjteje në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar Krenar Guçe, zëvendësdrejtor për Krimet në Policinë e Elbasanit, i cili ka folur për rolin e tij në hetime të ndryshme kriminale gjatë viteve 2019–2021.
Guçe deklaroi se njeh pjesërisht disa prej të pandehurve për shkak të detyrës së tij si oficer i policisë gjyqësore dhe se ka qenë i përfshirë në veprime hetimore për ngjarje të ndryshme, përfshirë edhe vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit më 13 dhjetor 2019.
👉FALEMINDERIT👈