Zbulo lajmin që po trondit.. Prek ekranin për ta parë

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena në Paris, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Një autobus ka përfunduar këtë të enjte në lumin Sena në Paris, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve dhe një ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.

Në momentin e aksidentit, në mjet ndodheshin katër persona: drejtuesja e autobusit, ndihmësja e saj, e dyshuar se ishte në trajnim, si dhe dy pasagjerë.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

Sipas dëshmitarëve, autobusi humbi kontrollin papritur, doli nga rruga dhe ra në ujë brenda pak sekondash. Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për defekt teknik, gabim njerëzor apo faktorë të tjerë.Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, ekipet e shpëtimit dhe ambulancat, të cilat arritën të nxjerrin të gjithë personat nga autobusi. Sipas burimeve zyrtare, ata janë jashtë rrezikut për jetën, por janë transportuar në spital për kontrolle mjekësore.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://www.instagram.com/france24_en/?utm_source=ig_embed&ig_rid=54314fa4-19c1-4538-84c9-36968c4667a7

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment