Po i dorëzoheshin kamionistit shqiptar, kapen 32 kg kokainë dhe heroinë në Milano! Sekuestrohen edhe 300 mijë euro cash, detajet e operacionit

Po i dorëzoheshin kamionistit shqiptar, kapen 32 kg kokainë dhe heroinë në Milano! Sekuestrohen edhe 300 mijë euro cash, detajet e operacionit…

Një maksioperacion antidrogë është zhvilluar në zonën e Milano, ku autoritetet kanë sekuestruar sasi të mëdha narkotikësh dhe para cash. Operacioni u drejtua nga Njësia Kundër Drogave e policisë italiane dhe nisi pas vëzhgimit të një shtetasi shqiptar. Në total, u sekuestruan mbi 15 kg kokainë, 17 kg heroinë dhe rreth 300 mijë euro. Hetimet zbuluan një rrjet të strukturuar shpërndarjeje droge. Veprimet e policisë çuan në arrestimin e dy personave të dyshuar.

I arrestuari kryesor është një 50-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Bashkë me të u arrestua edhe një 27-vjeçar nga Maroku, i cili ishte nën vëzhgim prej ditësh. Lëvizjet e tij të dyshimta nisën nga Vizzolo Predabissi dhe vazhduan në disa zona të tjera si Castiraga Vidardo dhe Stezzano. Gjatë një takimi në një zonë pushimi, ai shkëmbeu çanta me një kamionist me targa shqiptare. Në këtë moment ndërhyri policia, duke zbuluar 270 mijë euro tek 27-vjeçari dhe drogën tek 50-vjeçari.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

Kontrollet vijuan edhe në banesë dhe në garazh, ku u zbuluan sasi të tjera droge dhe para. Në shtëpinë e të dyshuarit në zonën e Lodit u gjetën rreth 2.5 kg kokainë. Ndërsa në garazhin në Vizzolo u zbulua një automjet me ndarje të fshehtë mekanike, ku kishte edhe 3 kg drogë dhe rreth 30 mijë euro cash. Të dy të arrestuarit janë vendosur në paraburgim në pritje të masës së sigurisë. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar lidhje të tjera të mundshme të këtij rrjeti kriminal.

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment