Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë

Dy muaj pas humbjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur pasditen e kësaj të diele ne qender te qytetit, ku ndezen qirinj në dhe kërkuan drejtësi per te rene, e cila i dha fund jetes pas dhunes se ushtruar nga ish bashkeshorti Eraldo Fizi i cili vijon te jete ne kerkim nga policia.

Mes lotëve dhe dhimbjes, të pranishmit kanë përsëritur thirrjen që e vërteta për ngjarjen të zbardhet plotësisht dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Familjarët shprehen se prej dy muajsh po përballen jo vetëm me plagën e rëndë të humbjes së Xhuanës, por edhe me pritjen e gjatë për drejtësi.Sipas tyre, ende ka shumë pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes, ndaj kërkojnë që institucionet përgjegjëse të veprojnë me transparencë dhe pa vonesa, në mënyrë që drejtësia për Xhuanën të vihet në vend.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

“Jemi mbledhur sot këtu, me një dhimbje shumë të madhe. U bënë dy muaj nga ikja e Xhuanës dhe akoma nuk është vendosur drejtësi. U bëjmë një lutje të gjithë institucioneve përkatëse, ta zbulojmë të vërtetën e të kapet autori. Kjo drejtësi është sensibilizim për të gjitha femrat që mos të dëgjoj nesër pasnesër të kenë fatin e Xhoanës” tha Silvana Nikollaj, e motra e Xhuanës

“Drejtësia duhet të vendoset në vend sa më parë, që autori të kapet. Institucionet të bëjnë punën. Të mos e zvarrisin dhe ccdo veprim të bëhet në transparencë dhe të dalë e vërteta. Kemi shumë pyetje dhe nuk kemi marrë përgjigje. Përse nuk është kapur akoma autori. Të vazhdojnë kërkimet e të mos ndalen që ai të kapet sa më shpejt ” thotë Marja Nikollaj.

Xhuana Nikollaj humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj saj nga ish-bashkëshorti Eraldo Fizi, ndërsa më pas dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja tronditi opinionin publik dhe vazhdon të mbetet një plagë e hapur për familjarët dhe qytetarët që kërkojnë zbardhjen e plotë të saj.gijotina.com/

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment