I FUNDIT/ Makina përplas motorin, panik në rrugë!
Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Pavarësia 3” në qytetin e Vlorës, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Sipas raportimeve të korrespondentit të Top Channel, Mikel Marsi, nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar të dëmtuarin drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e duhur nga stafi mjekësor.
Ndërkohë, policia e Vlorës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Po ashtu, efektivët po marrin në pyetje drejtuesin e automjetit të përfshirë në përplasje.