Zbulo lajmin që po trondit.. Prek ekranin për ta parë

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me 19 kilogramë marihuanë, që i kishte transportuar nga Tajlanda drejt Italisë.

I riu mbërriti në aeroportin e Malpensës në Milano me një fluturim nga Bangkoku. Sipas mediave italiane, valixhja e tij ngjalli menjëherë dyshime tek autoritetet, pasi brenda saj ndodheshin blloqe me marihuanë të ndara dhe të paketuara.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

Policia vendosi të mos ndërhynte menjëherë në aeroport, por ta mbante nën vëzhgim shqiptarin për të identifikuar personat që prisnin ngarkesën. Ai u ndoq deri në zonën e Oderzos, në Trevizo, ku do të bëhej dorëzimi i drogës.

Sipas hetimeve, shqiptarit iu vu në dispozicion një furgon me dy persona të tjerë, ndërsa më pas ai u takua me një banor të zonës, i shoqëruar nga një mik i tij. Shkëmbimi dyshohet se ndodhi në momentin kur valixhja me drogë u transferua në makinën e një 30-vjeçari.

Në atë moment ndërhynë efektivët e policisë, të cilët arrestuan shqiptarin dhe personat e tjerë të përfshirë në operacion.

Pas seancës paraprake, gjykata vendosi që 21-vjeçari shqiptar të qëndrojë në burg. Njëri prej italianëve u la në arrest shtëpie, ndërsa personi tjetër u lirua pasi nuk u provua përfshirja e tij në trafikimin e drogës.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment