E fundit! Arrestohet drejtori i policisë! Dyshohet për fshehje të një

Drejtori i Policisë së Beogradit, Veselin Milić është arrestuar nën dyshimet për fshehje të një krimi dhe ndihmë ndaj autorit për zhdukjen e trupit të viktimës. Së bashku me të janë arrestuar edhe tre policë të sigurisë së tij personale, si dhe autori i dyshuar i vrasjes.

Sipas mediave serbe, që citojnë burime nga Ministria e Brendshme, Milić kishte organizuar më 12 maj një takim mes dy drejtuesve të grupeve rivale kriminale në një restorant të njohur në Beograd, me qëllim pajtimin e tyre. Njëri prej tyre ishte Aleksandar Nesoviç, i lidhur me një grup mafioz të Beogradit të Ri, ndërsa tjetri identifikohet vetëm me inicialet S.B.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

Raportohet se takimi përfundoi me konflikt mes tyre dhe S.B. qëlloi për vdekje Nesoviçin. Sipas hetimeve, drejtori i policisë dhe truprojat e tij ndihmuan autorin për të zhdukur trupin e viktimës dhe për të pastruar vendin e ngjarjes nga provat. Një ditë më vonë, bashkëshortja e viktimës denoncoi zhdukjen e tij, duke deklaruar se hera e fundit që kishte folur me të ishte pikërisht nga restoranti ku ndodhi ngjarja.

Hetimet kriminalistike zbuluan gjurmë gjaku që i përkisnin viktimës, çka çoi në zbulimin e krimit dhe përfshirjen e zyrtarëve policorë. Partitë opozitare në Serbi kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Ivica Dačić, si dhe shkarkimin e kreut të policisë serbe, duke akuzuar qeverinë se “ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar”.

Veselin Milić kishte shërbyer si këshilltar sigurie i presidentit serb Aleksandar Vučić gjatë viteve 2018-2020. Ai ishte dekoruar disa herë për shërbimin në polici, përfshirë medaljen e artë të guximit “Milos Obiliç”, të dhënë nga Vuçiç në vitin 2021.

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment