Lajm i Fundit/ Ndryshojnë ÇMIMET e naftës dhe benzinës, kushton…

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e zhvilluar së fundmi ka vendosur rritjen e çmimit të karburanteve në vend.

Sipas njoftimit të bordit, çmimi i naftës do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 202 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk do të kalojë 190 lekë/litër.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 188 lekë/litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi maksimal është përcaktuar në 176 lekë/litër.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 13:00 e ditës së sotme, dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të bëhet një rishikim i ri i çmimeve në varësi të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare.

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment