DETAJE/ 6 fëmijë dhe shoferi i plagosur pas aksidentit të rëndë në Tiranë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Vaqarrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur disa persona, përfshirë fëmijë të mitur.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti i drejtuar nga shtetasi me inicialet Xh. Sh. është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi AP.

Si pasojë e aksidentit, mbetën të plagosur 6 fëmijë të mitur, të moshës 6 deri në 10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në mjetin e drejtuar nga Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e mjetit.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Për fat të mirë, sipas policisë, jeta e tyre është jashtë rrezikut.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Leave a Comment