A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

2.

Moti për ditën e martë parashikohet të jetë i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. Qielli do të jetë kryesisht i kthjellët, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë.

Herë pas here, në zonat malore mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites. Pavarësisht tyre, nuk parashikohen reshje shiu.

Temperaturat pritet të luhaten nga 5 gradë Celsius në mëngjes deri në rreth 20 gradë Celsius gjatë mesditës.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN