Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot me një video-postim në rrjetin social Facebook, duke kujtuar mitingun e 2 marsit gjashtë vite më parë, ku doli në mbrojtje të Kushtetutës.
I paraburgosur me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së për disa akuza që prej 21 tetorit 2024, Meta ka kujtuar nga qelia atë ditë që e quan “misionin e popullit të 2 marsit”.
“Mijëra e mijëra shqiptarë të ndershëm dhe patriotë, gjashtë vite më parë, ju përgjigjën thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, barazinë e tyre përpara ligjit, lirinë, demokracinë dhe pluralizmin politik! Misioni i 2 Marsit është sot më jetik dhe më aktual se kurrë!”, shprehet ai mes të tjerashDhe më tej vijon duke theksuar se ky mision do vazhdojë deri në “largimin e regjimit të narkomafias së rilindjes që ka marrë peng vendin”.
Postimi i Ilir Metës:
“Kur bien institucionet, ngrihet populli.
Mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e 2 Marsit!
Mijëra e mijëra shqiptarë të ndershëm dhe patriotë, gjashtë vite më parë, ju përgjigjën thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, barazinë e tyre përpara ligjit, lirinë, demokracinë dhe pluralizmin politik!
Misioni i 2 Marsit është sot më jetik dhe më aktual se kurrë!
Misioni i 2 Marsit vazhdon sot edhe me më shumë vendosmëri dhe nuk do të ndalet deri në triumfin e plotë të Lirisë dhe çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga regjimi i urryer i Narkomafies “rilindase” që ka marrë peng vendin dhe të ardhmen europiane të tij.
2 Marsi është dita madhështore kur dinjiteti dhe krenaria e shqiptarëve u demonstrua më lart se kurrë ndonjëherë.
2 Marsi është simboli i mosnënshtrimit dhe përballjes ballore me të keqen në emër të vlerave më të larta të popullit tonë”.