Aksident me vdekje në vend/ Automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, ndërron jetë shoferi

2.

Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në aksin “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit, shtetasi N. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin për arsye ende të paqarta. Pas daljes nga rruga, makina është përplasur edhe me një mur rrethues pranë segmentit rrugor.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vend. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN