3.
Një aksident tragjik është shënuar në Shkodër në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë, duke i marrë jetën drejtuesit të mjetit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi me iniciale N. K. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin gjatë drejtimit, çka ka bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përplaset me një mur rrethues.
Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar dëmtime të mëdha në automjet. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.