Aksident me vdekje në vend/ Automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, ndërron jetë shoferi

4.

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Shkodër në aksin “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin gjatë lëvizjes. Si pasojë e kësaj, makina ka dalë nga rruga duke shkaktuar një përplasje të fortë.

Fatkeqësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN