5.
Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në aksin “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi me iniciale N. K. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit për arsye ende të paqarta.
Përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.