I shumëkërkuari Ylli Zalla ka arritur t’i shpëtojë një operacioni policor, pavarësisht se ishte lokalizuar nga uniformat blu.
Zalla ishte shpallur në kërkim që prej muajit nëntor, i dyshuar për çështje që lidhen me armëmbajtje pa leje. Sipas burimeve, Policia kishte arritur të zbulonte vendndodhjen e tij në zonën e Zallë, Fushë-Krujë, ku edhe u zhvillua operacioni, por ai mundi të largohej para ndërhyrjes.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme. Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua një tjetër arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe miku u tij, Muçi Shaljani.