Akuzohen për trafik droge dhe kultivim narkotikësh, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-policë/ EMRAT

SPAK ka dërguar për gjykim 3 ish-efektivët Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj të akuzuar për kultivim e trafik droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal nga Shqipëria drejt Greqisë në vitet 2019-2021.

Erdit Hazizaj, i cili ka shërbyer si shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD-së për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023.

3 ish-efektivët kanë bashkëpunuar me grupe kriminale që vepronin në zonën e Sarandës dhe Tepelenë-Gjirokastër.

Një prej rasteve të trafikut të dokumentuar i përket vitit 2020 është 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro. Kjo ngarkesë i është kapur 2 shtetasve italianë të dënuar në Greqi.

Ish-efektivët Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinaj, dyshohet se u jepnin informacione dhe garanci drejtuesve të grupit për vijimin e aktivitetit kriminal. Hetimet lidhen edhe me sekuestrimin e 1360 bimëve narkotike në Tepelenë në vitin 2020.

Akuzat:
1. Erdit Hazizaj – specialistit në Sektorin e Hetimit në Mbulim, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale – “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Shpërdorim i detyrës”

2. Shkëlzen Ruska – specialistit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër – “Kultivim i bimëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Shpërdorim i detyrës”

3. Ervis Alisinanaj – “Shpërdorim i detyrës”

Leave a Comment