Arbër Hajdari flet për ndryshimin e Monika Kryemadhit në BBVIP
Opinionisti Arbër Hajdari ka komentuar ndryshimin e dukshëm të Monika Kryemadhi gjatë pjesëmarrjes së saj në formatin televiziv Big Brother VIP Albania.
I pyetur nga gazetari Bledi Mane për transformimin e saj, Hajdari pranoi se edhe për të ka qenë surprizë mënyra se si ajo është shfaqur në këtë edicion.