“Ma shqyen zemrën”, nëna e parukierit që u vra nga grupi i Igli Kamberit rrëfen dhimbjen: Djali im nuk kishte asnjë lidhje me ta

La Repubblica i ka kushtuar një artikull ngjarjes ku mbeti i vrarë parukieri 26-vjeçar Francesco Diviesti. Prokuroria e Barit ka rindërtuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së parukierit 26-vjeçar Francesco Diviesti si një ekzekutim mafioz të paramenduar, të organizuar nga grupi kriminal i udhëhequr nga shqiptari Igli Kamberi. Hetuesit e DIA-s dhe policisë së Andria-s … Read more

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë profesori i njohur shqiptar (Emri)

Një lajm i kobshëm është mësuar pasditen e kësaj të enjte pasi bëhet me dije se është ndarë nga jeta sizmologu i njohur shqiptar njëherazi dhe profesori i njohur i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj. Lajmi i trishtë është mësuar nga reagimet e familjarëve të sizmologut të cilët bëjnë me dije se Shyqyri Aliaj mbylli sytë përgjithmonë … Read more

Ndryshim i madh në Gjermani, çfarë po ndodh me shtetësinë për emigrantët shqiptarë?

Gjermania ndryshon ligjin e shtetësisë, çfarë përfitojnë emigrantët shqiptarë? Lehtësira të reja, por edhe kontrolle më të forta Gjermania ka ndërmarrë një reformë të thellë në legjislacionin për shtetësinë, duke sjellë ndryshime të rëndësishme që lehtësojnë ndjeshëm marrjen e pasaportës gjermane për emigrantët e integruar, përfshirë edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në këtë … Read more

Çfarë i pret maturantët javën e ardhshme? Rregulla strikte dhe penalizime që mund t’ju kushtojnë provimin

Maturantët në të gjithë vendin janë vetëm pak ditë larg nisjes së provimeve të Maturës Shtetërore, proces që shënon mbylljen e 12 viteve të shkollimit parauniversitar dhe hap rrugën drejt studimeve universitare. Pas një periudhe intensive përsëritjeje gjatë muajit maj, nxënësit do t’u nënshtrohen provimeve gjatë muajit qershor, sipas rregullave të përcaktuara nga autoritetet arsimore. … Read more

“Fytyrë mi, kokë zhabë, qelbësirë”/ Historia e konfliktit për shtëpinë dhe murin në Progonat, avokati qëllon me gurë komshiun

Fiks Fare denoncoi se në fshatin Progonat të Tepelenës, një konflikt vijon prej gati 4 vitesh, ndërsa asnjë institucion, qoftë policia, prokuroria, gjykata apo edhe vetë Kadastra, nuk e kanë zgjidhur. Jo vetëm kaq, por pas interesimit të emisionit investigativ dhe përplasjes së këtyre familjeve, policia lokale shoqëron me forcë denoncuesin. Në redaksinë e emisionit … Read more

Kupola e nxehtë mbërrin dhe në Shqipëri

Shqipëria dhe Europa nën pushtetin e valës afrikane të të nxehtit, temperatura deri në 38°C dhe rrezik për reshje e breshër në disa zona. Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do … Read more

‘Më tradhtonte me shokun ’/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi : U çmenda kur më tha se njëri nga fëmijët nuk ishte i imi

Kastriot Cenko, 42-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, në Ampelokipi në nëntor të vitit 2024, ka kërkuar falje para Gjykatës së Përzier me Juri, duke pretenduar se humbi kontrollin pas debateve të vazhdueshme në familje. Gjatë dëshmisë së tij, ai foli për problemet që, sipas tij, kishin vite që ekzistonin … Read more

E rëndë në vend, një person gjendet i mbytur

Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është gjetur i mbytur, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendngjarje, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku pritet të kryhen … Read more

Lajm i madh nga Brukseli! Zv.ministri i Drejtësisë zbulon detajet e bujshme

Një lajm shumë të madh në rrugën drejt Bashkimit Europian, e ka cilësuar zëvendësministri i Drejtësisë Tedi Dobi, për Konferencën e 8 Ndërqeveritare Shqiëpri-BE. Në një lidhje direkte nga Brukseli ai tha se vendi tashmë ka hyrë në fazën finale të procesit të negociatave. “Sot kemi marrë një lajm shumë të madh nga Brukseli, i … Read more

Tjetër aksident i rëndë në vend, plagosen 2 shoferët

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd. Burime bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur 2 drejtuesit. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Bulqizës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia … Read more