Çmontohet rrjeti i trafikut të kok*inës në Romë, arrestohen shqiptari që e drejtonte dhe partnerja italiane!

Një rrjet i organizuar i trafikut të drogës është zbuluar nga autoritetet italiane në zonën e Primavalle, një lagje në veriperëndim të Romë, duke çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Sipas informacioneve zyrtare, në pranga kanë rënë një 41-vjeçar shqiptar dhe një grua 24-vjeçare me origjinë rome, e cila dyshohet se ishte bashkëpunëtore dhe partnere e tij në këtë rrjet të trafikut të narkotikëve.

Të dy të dyshuarit akuzohen për komplot për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe për posedim të paligjshëm të një arme të fshehur me municion.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN