Del foto dhe emri i personit që qëlloi me armë në Shkodër

1.

Një incident me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në lagjen Kiras në Shkodër. Një shtetas ka qëlluar në ajër gjatë një operacioni policor për ndalimin e një personi me rrezikshmëri të lartë.

Sipas burimeve të policisë, bëhet fjalë për shtetasin Barush Bregu, i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale. Në momentin që policia tentoi ndalimin e automjetit ku ai ndodhej, Bregu ka qëlluar një herë në ajër dhe është larguar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia. Operacioni vijon për kapjen e Bregut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN