Del foto dhe emri i personit që qëlloi me armë në Shkodër

2.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen Kiras në Shkodër gjatë një operacioni policor. Sipas informacioneve paraprake, një person në kërkim ka qëlluar në ajër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Barush Bregu. Ai dyshohet se ka qenë pasagjer në një automjet që nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Gjatë ndjekjes nga efektivët, pasagjeri ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas është larguar. Drejtuesi i automjetit është ndaluar, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e Bregut.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN