3.
Një operacion policor në Shkodër është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen Guerrile, ku policia i bëri shenjë ndalimi një automjeti me dy persona brenda.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit dhe shtoi shpejtësinë duke kryer manovra të rrezikshme. Gjatë ndjekjes, pasagjeri në automjet ka qëlluar një herë në ajër dhe është larguar.
Drejtuesi i automjetit është kapur nga policia, ndërsa vijon operacioni për kapjen e pasagjerit, i identifikuar si Barush Bregu.