4.
Një person në kërkim nga policia ka qëlluar në ajër me armë zjarri gjatë një ndjekjeje policore në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Guerrile gjatë një kontrolli të policisë ndaj një automjeti.
Sipas informacioneve, në momentin që policia tentoi ndalimin e mjetit, drejtuesi i automjetit nuk iu bind urdhrit dhe u largua me shpejtësi. Gjatë ndjekjes, pasagjeri ka qëlluar një herë në ajër.
Policia ka arritur të ndalojë drejtuesin e automjetit, ndërsa vijon operacioni për kapjen e pasagjerit të dyshuar si Barush Bregu.