5.
Dhjetëra forca policie janë angazhuar në një operacion në Shkodër pas një incidenti me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen Kiras gjatë ndjekjes së një automjeti që nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim.
Sipas policisë, gjatë ndjekjes pasagjeri në automjet ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai dyshohet të jetë shtetasi Barush Bregu, i shpallur në kërkim.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia. Grupi hetimor po vijon punën për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.