Detaje nga aksidenti në Memaliaj, 2 nga 8 të plagosurit në gjendje më të rëndë

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Memaliaj, në aksion Tepelenë-Krahës ku 2 automjete u përplasën “kokë më kokë”.

Mësohet se 2 prej 8 të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe po mendohet transportimi i tyre drejt spitalit të Traumës.

👇👇VAZHDO LEXIMIN👇👇

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment është normalizuar pas ndërhyrjes së autoriteteve.

👉FALEMINDERIT👈

Leave a Comment