Dolën pamjet skandaloze! Arrestohet nga policia këngëtari i njohur shqiptar, do e pësojë shumë

Reperi i njohur kosovar Mossi, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Krasniqi, është arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Sipas raportimeve të mediave vendase, Krasniqi është ndaluar së bashku me dy persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në incidentin e ndodhur të hënën. Autoritetet kishin paralajmëruar më herët se po zhvillonin hetime intensive për këtë ngjarje.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se para përplasjes fizike ndaj gazetarit Pacolli ishin dërguar edhe kërcënime serioze. Dyshohet se këto mesazhe janë bërë nga vetë reperi, i cili në atë kohë ndodhej në arrati.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e momentit të konfliktit mes gazetarit dhe reperit. Në video, Pacolli shihet duke goditur me shuplakë Mossin, veprim që më pas përshkallëzoi situatën.

Menjëherë pas goditjes, dy persona që shoqëronin reperin ndërhynë dhe nisën të godasin gazetarin me grushte. Pacolli përfundoi në tokë, ku sipas pamjeve vazhdoi të goditej me shkelma në trup.

Si pasojë e incidentit, Policia e Kosovës vuri në pranga reperin dhe dy personat e tjerë që dyshohet se morën pjesë në dhunë.

Sipas raportimeve, konflikti dyshohet të ketë nisur pas një diskutimi në një emision të drejtuar nga Meriton Mjekiqi, ku gazetari kishte përmendur një “diss” të reperit rival Butta ndaj Mossit.

Pas kësaj, Mossi reagoi me tone të ashpra në rrjetet sociale, duke pretenduar se kishte refuzuar një intervistë me gazetarin dhe duke e akuzuar atë për provokim.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

 

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN