Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e 9 marsit në Tiranë, ku një 47-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka përdorur armë zjarri në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Sotir Caci”, duke tronditur banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima është shtetasi me iniciale B. G., 47 vjeç. Dyshohet se ai ka përdorur një pistoletë brenda banesës së tij, ku edhe është gjetur pa shenja jete.
Policia njofton se arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.