Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Një 47-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën në banesën e tij në Tiranë mbrëmjen e së dielës, 9 mars. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Sotir Caci”, rreth orës 21:40.

Sipas të dhënave të para, viktima është shtetasi me iniciale B. G., 47 vjeç. Dyshohet se ai ka përdorur një armë zjarri pistoletë brenda banesës së tij.

Policia bëri të ditur se arma është sekuestruar si provë materiale. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të sqaruar plotësisht këtë rast.

Leave a Comment

VAZHDO LEXIMIN