Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e 9 marsit në kryeqytet. Një 47-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka përdorur armë zjarri në banesën e tij në rrugën “Sotir Caci”.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40. Viktima është identifikuar nga policia si shtetasi me iniciale B. G., 47 vjeç.
Arma e zjarrit është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.