Policia e Tiranës ka raportuar një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 9 marsit në një banesë në rrugën “Sotir Caci”. Një 47-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka përdorur armë zjarri.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 21:40. Viktima është shtetasi me iniciale B. G., 47 vjeç, i cili dyshohet se ka përdorur një pistoletë në banesën e tij.
Arma e zjarrit është sekuestruar nga efektivët si provë materiale. Grupi hetimor po vijon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.